Setien: Dje po shëtisja përkrah lopëve në fshatin tim, sot jam trajner i Barcelonës!

Quique Setien po jeton një ëndërr: 24 orë më parë ai ishte në fshatin e tij dhe tani ai është trajneri i Barcelona.

Pas shkarkimit të Valverdes, Barcelona njoftoi se Setien do të jetë trajneri i ri i klubit të tyre, raporton GazetaBic.

“As në ëndërr mund ta imagjinoja që sot do isha këtu,” tha Setien gjatë prezantimit të tij sot tek Barça.

“Gjithçka ka ndodhur kaq shpejt. Dje, unë po shëtisja përkrah lopëve në fshatin tim; tani jam këtu duke stërvitur lojtarët më të mirë në botë. Nuk m’u deshën as pesë minuta për të pranuar ofertën. Unë nuk kam një CV të mirë, nuk kam fituar asnjë trofe. E vetmja gjë që kam demonstruar për shumë vite, është kjo filozofi e futbollit që unë e dua. Ju garantoj se skuadra ime do të luajë futboll të mirë”, përfundoi Setien.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com