S’është Neueri, por portieri i katërt i Bayernit!

Manuel Neuer nuk do të jetë në portë në ndeshjen që Bayern e zhvillon këtë javë në Bundesliga ndaj Freiburgut. Portieri i famshëm gjerman ke probleme me kyçin e këmbës dhe se nuk do të mund të ndihmoi skuadrën e tij këtë javë.

Portieri i dytë i Bayernit, Pepe Reina nuk do të mund të paraqitet këtë javë pasi që ka marrë karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Augsburg.

Portieri i tretë i bavarezëve, Tom Starke poashtu vuan nga një lëndim i pësuar javë më parë.

Në mungesë të tre portierëve, Pep Guardiola e ka ftuar një portier amater që pritet të jetë në përbërjen e parë të Bayernit.

Ivan Lucic ka marrë ftesë nga Guardiola për ndeshjen me Freiburg. Portieri 20 vjeçar austriak nuk ka asnjë paraqitje me Bayernin dhe se do të ketë shansin që një ndeshje të Bundesligas të tregoi talentin e tij./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT