Sërish tronditet Kosova nga një lajm i hidhur, vdes Genc Loshaj nga fshati Pemishtë (FOTO)

Ka ndërruar jetë aksidentalisht Genc Loshaj nga fshati Pemishtë në moshë 31 vjeçare gjatë kohës që po punonte, transmeton Drenica Press.

Sipas burimeve të Drenica Press bëhet e ditur se Genc Loshaj gjatë kohës që po punonte ka pësuar lëndime të rënda, ku gjatë rrugës për në spital nuk arriti të mbijetoj dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkaq familja e Genc Loshajt bën të ditur se varrimi do të bëhet sot në ora  ora 15:00 në fshatin Pemishtë.