Serie A para të gjitha ligave evropiane (Foto)

Kampioni i ri i Italisë, Juventus po vazhdon me sukses garën në Ligën e Kampionëve.

‘Zonja e Vjetër’, triumfoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit 2-1, dhe kështu i bëri nder kampionatit italian.

Në renditjen e UEFA-së të publikuar sot, Serie A është ngjitur në pozitën e parë duke kaluar edhe La Ligën spanjolle.

Natyrisht që kontribut të madhë në këtë plasman të Serie A, kanë edhe skuadrat nga Liga e Evropës si Fiorentina dhe Napoli që janë në gjysmëfinale.

Gjithsesi, Serie A ka edhe shumë punë për të bërë në mënyrë që të ketë sërish katër skuadra pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT