Napoli ka mposhtur Juventusin me rezultat 1-0 në Alianz Stadium të Torinos.
Ndeshja më e rëndësishme e sezonit arriti të zhbllokohet vetëm në minutën e 90-të.
Kalidou Koulibaly shënoi një super gol me kokë duke shfrytëzuar shumë mirë kromimin nga këndi.
Kjo njëherit është humbja e parë e Juventusit në shtëpi këtë sezon të ligës italiane.
Pas kësaj ndeshje, Juve kryeson në Serie A me 85 pikë, një më shumë se Napoli. /IndeksOnline/
- Advertisement -