Serbisë ia terron edhe Danimarka

Danimarka e ka mposhtur Serbinë me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Danezët ishin shumë të fort për serbët të cilët patën raste të mira shënimi, por vendasit ishin më konkretë para porte.

Danezët kaluan në epërsi pas vetëm 13 minutave lojë, pasi shënuan nëpërmjet Yussuf Poulsen.

Mbrojtësi i Liverpulit, Daniel Agger pati rast të mirë për ta dyfishar epërsinë, por nuk arrriti të gjejë rrjeten nga pika e bardhë e penaltisë.

Kapitulimi i Serbisë erdhi tre minuta para fundit të takimit, kur Jakob Poulsen shënoi për 2-0.

Me këto tri pikë të reja Danimarka arrin në kuotën e 10 pikëve, 2 më pak se Portugalia dhe tri më shumë se Shqipëria në vend të tretë./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT