Për Serbinë është i papranueshëm formimi i Forcave të Armatosura në territorin e Kosovës, ka deklaruar Milovan Drecun dhe ka vlerësuar se ajo do të përfaqësonte një faktor destabiliteti.
Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se i vetmi formacionin i forcave të armatosura në Kosovës sipas Rezolutës 1244 është KFOR –i.
“Fakti se disa vende që dërgojnë ushtarë të vet në kuadër të KFOR-it dhe njëkohësisht ushtrojnë pjesëtarët e ardhshëm të ushtrisë së Kosovës, tregon për një sjellje me standard të dyfishtë”, ka thënë ai.
“Do të shohim a do të miratohet ligji për ushtrinë”, ka shtuar ai./Koha.net/
- Advertisement -