Serbia, lojë edhe me ish-pjesëtarët e MUP-it

Serbia është duke bërë lojë edhe me ish-pjesëtarët e MUP-it serb në veri të Kosovës, të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret për t’u integruar në Policinë e Kosovës, sipas Marrëveshjes së Brukselit për Policinë, sikurse që është duke vepruar aktualisht edhe me ish-pjesëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita”.
Serbia, nëpërmes drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, është përpjekur që problemin e 130 ish-pjesëtarëve të MUP-it serb në veri, të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret për t’u integruar në Policinë e Kosovës, si dhe të rreth 800 të tjerëve në jug të Kosovës, të cilët me Marrëveshjen e Brukselit nuk janë paraparë të integrohen në strukturat e policisë kosovare, t’ia lërë në dorë institucioneve të Kosovës, ose të paktën që në këtë punë t’i përfshijë edhe institucionet e Kosovës, para së gjithash, MUP-in dhe Drejtorinë e Përgjithshme të PK. /Zëri/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT