Duke komentuar informacionet se SHBA-të i kanë dhënë përkrahje Prishtinës që të themelojë forcat e armatosura, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se kjo është shkelje e rëndë e Rezolutës 1244. Sipas Nikoliqit, Serbia ia ka dhënë atë territor Kombeve të Bashkuara dhe jo shqiptarëve. Sipas udhëheqësit të shtetit serb, kjo e nxit edhe pyetjen nëse më pas, edhe veriu i Kosovës do të fitoj të drejtën të themelojë ushtrinë e saj, me një komandant i cili do të ishte serb. Ai ka thënë se për Kosovën ka biseduar disa herë edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe ka shtuar se Rusia i ka dhënë përkrahje çfarëdo qëndrimi të Serbisë, dhe nëse shteti i tij asnjëherë nuk e njeh Kosovën, këtë nuk do ta bëj as Rusia. /Indeksonline/
- Advertisement -