Nëntë deputetë nga i gjithë spektri politik i Kuvendit të Kosovës, po takohen sot në Beograd me deputetë të Kuvendit të Serbisë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Besim Beqaj, Ilir Deda, Ganimete Musliu, Sadri Ferati, Teuta Haxhiu, Lirije Kajtazi, Bardhyl Metaj, Blerta Deliu Koda dhe Sllobodan Petroviq, po diskutojnë në Beograd për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Shpëtim Gashi, nënkryetar i Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse, me seli në New York, se ka nga parlamentarët e Kosovës ka ankesa se Beogradi po vonon në implementimin e disa marrëveshjeve, kurse nga parlamentarët e Serbisë ka pasur ankesa se Kosova nuk po bën sa duhet në implementimin e atyre pjesëve për të cilat janë të interesuar, sidomos në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha ai.
“Si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve, do të organizojmë një takim tjetër, mes ministrave dhe koordinatorëve të dialogut të Serbisë dhe Kosovës që do të mbahet në Berlin javën e ardhshme”, tha Gashi.
Bardhyl Meta ka deklaruar se arritja e tyre në Beograd është një shenjë normalizimi dhe thyerje e një tabuje të madhe “jo fort për ne, sa për Serbinë”. Ndërsa, Blerta Deliu deklaroi se përkundër pritjes tri orëshe në kufi dhe një vonimi të delegacionit kosovar, “arritëm që të sjellim përcjelljen zyrtare nga kufiri deri këtu në Beograd”.
Branko Ruzic, deputet në Serbi, tha se parlamentet e kanë ndikimin e vet si në shoqërinë e Kosovës ashtu edhe të Serbisë, dhe konsideron se për shkak të pajtimit dhe heqjes së paragjykimeve duhet të komunikohet dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Megjithëkëtë, ndryshe nga deputetët e tjerë mendon Ilir Deda, i cili thekson se njohja duhet të ndodhë para normalizimit të marrëdhënieve, sepse “nuk mund të themi se po ecim përpara kur Serbia e lufton shtetin e Kosovës në arenë ndërkombëtare dhe emëron kriminel lufte për udhëheqës të Ushtrisë së vet”. /RTK/