Serbia i kërkon sqarime Greqisë lidhur me deklaratat për Kosovën

    Serbia ka kërkuar shpjegim nga Greqia lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm grek gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ku ai tha se do të mbështesin “anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.
    Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq tha se ai është i vetëdijshëm për presionet që Greqia i ka për të njohur pavarësinë e Kosovës, por beson se kjo nuk do të ndodhë, transmeton lajmi.net.

    “Ne i kemi dërguar një kërkesë të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme për të sqaruar qëndrimin e ministrit Nikos Kotzias. Unë pres që pavarësisht presionit të madh, Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për të mos njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se kjo nuk do të jetë jashtë linjës me marrëdhëniet miqësore midis të dy vendeve.