Situata jo e mirë që po kalon ekipi i Kukësit në javët e fundit ka bërë që presidenti Safet Gjici të bëjë edhe disa ndryshime në staf.
Gjatë mbledhjes së sotme numri 1 i verilindorëve ka emëruar si trajnerin e dytë të ekipit, mbrojtësin serb të skuadrës, Ivan Gvozdenoviç. Futbollisti var kështu këpucët në gozhdë dhe duke nisur nga sot ai do të jetë numri 2 i pankinës kuksiane.
Burime brenda klubit, konfirmojnë se Safet Gjici u ka dhënë urdhër futbollistëve që të dëgjojnë me kujdes këshillat e Gvozdenovic dhe t’i binden atij njësoj sikur të ishte trajneri i parë i ekipit.
- Advertisement -