Serbët nuk i lejojnë simbolet shtetërore në Brezovicë, Federata Skitare e Kosovës anulon garat

Federata Skitare e Kosovës kishte planifikuar 2 gara në Brezovicë por si duket asnjëra nuk do të zhvillohet

FSK-ja nuk arriti të gjejë marveshje me ata që menaxhojnë shtigjet e skijimit në Brezovicë, meqë për Federatën kanë qenë disa kushte të papranueshme.

Sipas zyrtarëve të kësaj federate, serbët që menaxhojnë shtigjet edhe paisjet në Brezovicë, kanë kërkuar disa kushte, dhe njëra prej tyre që të mos shfaqeshin simbolet shtetërore të Kosovës, gjë që është e papranueshme nga ana e FSK-së e cila ka vendosur që të mos marrë pjesë fare. /Sportali.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT