Serbët në veri shkruajnë grafite në vendin ku u përplasën me Policinë e Kosovës

Një ditë pas aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, serbët atje kanë shkruar grafite në rrugë.

Në Mitrovicën e Veriut, në vendin ku ndodhi përplasja mes policisë dhe huliganëve serbë është shkruar “Jemi të gjithë me Srecko Sofronijeviq”.

Sofronijeviq është serbi që u raportua se mbeti i plagosur dje gjatë incidenteve në pjesën veriore të Kosovës.

Ndërkohë, të plagosur nga mjetet shpërthyese mbeten edhe 10 policë të Kosovës.