Serbët në Veri shkrepin plumba në drejtim të atletëve kosovarë, pjesë e grupit ishte edhe Donika Kadaj-Bujupi

Grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar nga serbët në veri.

Ky grup sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës.

Indeksonline mëson se disa serbë kanë shkrepur plumba në drejtim të atletëve kosovarë.

Kjo ngjarje e klubit të atletëve kosovarë ishte paralajmëruar që 5 ditë. Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi.

Në lidhje me këtë rast do ju mbajmë të informuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT