Në 10 pika u publikuan sot konluzionet nga mbledhja e parë e përbashkët e kuvendeve komunale me shumicë serbe në Kosovë të mbajtur sot në Graçanicë.
Mes tjerash në to theksohet se populli serb i “ Kosovës dhe Metohisë” kërkon respektimin e dispozitave kushtetuese dhe ligjore lidhur me përfaqësimin e tyre në institucionet dhe ndërmarrjet publike në të gjitha nivelet, si edhe me përfaqësimin e serbëve në komunat në të cilat serbët nuk janë në shumicë, duke insistuar mbi parimin e përfaqësimit të tyre në institucione në të gjitha nivelet, si dhe mbrojtjen e plotë të pronës dhe të drejtave të Kishës ortodokse serbe.
Po ashtu kërkohet miratimi i propozimeve të reja legjislative, vetëm me aprovimin e përfaqësuesve politikë të zgjedhur serbë, ndërsa prioritet në punën e përfaqësuesve serbë në institucionet publike në të gjitha nivelet duhet të jetë krijimi i kushteve gjithëpërfshirëse për “rikthimin e të dëbuarve”, si edhe zbardhha e fatit të të “rrëmbyerve dhe të zhdukurve dhe ndjekja penale të atyre që janë përgjegjës për krimet e kryera nga viti 1998”.
Ndërkaq në një nga pikat kërkohet ndalimi i privatizimit të pronës shtetëtore e shoqërore; regjistrimi i përgjithshëm në komunat më shumicë serbe; mbrojtja e gjuhës serbe, identitetit, kulturës, trashëgemisë kulturore dhe të drejtës së informimit.
- Advertisement -