Serbët kërkojnë nga qeveria ta ndalojë “shqiptarizimin” e Bujanocit

Regjistrimi i jashtëzakonshëm i popullatës në komunën e Bujanocit është kërkesa e parë në listën e përfaqësuesve serb që kanë dërguar drejt qeverisë në Beograd. Shoqata e serbëve të Bujanocit kanë kërkuar takim me kryeministrin Aleksandar Vuçiq që nga ai presin “aksion konkret për ndalimin e shqiptarizimit të jugut të Serbisë”. Kërkesave të tyre ata ia kanë bashkangjitur 7000 nënshkrime, që i kanë dorëzuar qysh në vitin 2009 në Kuvendin republikan.

“Eshtë një manipulim i vetëdijshëm me numrin e banorëve shqiptar” ka thënë njeriu i parë i shoqatës “Lëvizja për komunën e Bujanocit” Mile Stojanoviq.

“Regjistrimi i jashtëzakonshëm është pranuar edhe publikisht si obligim i shtetit ndaj popullit serb dhe shqiptar, që në vitin 2013 e kanë marrë përsipër kryeministri i athershëm Ivica Daçiq dhe kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq” ka thënë ai, transmeton presheva.com.

Serbët e Bujanocit nga kryeministri serb kërkojnë rishikim të listave zgjedhore i cili sipas tyre ka plot parregullsi dhe pasaktësi.

Sipas tyre, në listën zgjedhore janë të shenuar 2000 shqiptar pa numër personal, si dhe ka një numër të madh të zgjedhësve që janë mbi 100 vjet.

Ata thonë se numri i votuesve shqiptar çdo vit rritet edhe pse politikanë shqiptar flasin për migrimet e bashkëatdhetarëve të tyre për në Kosovë dhe Evropë.

“Sipas një marrëveshje të mëhershme me Zoran Stankoviqin, kërkojmë verifikimin e adresave të të gjithë qytetarëve të Bujanocit. Arsyja është për shkak të parregullsive të shumta dhe paraqitjeve të rrejshme të shqiptarëve, për të cilën ka folë edhe përfaqësuesi i BE në Serbi Vicent Degert” ka thënë nënshkruesi i dytë i listës me kërkesa Svetislav Veliçkoviq, nga këshilli për të drejtat e njeriut. Në listën e kërkesave është edhe planifikimi i zgjedhjeve të parakohshme lokale, që do të mbahen pas “pastrimit” të listave zgjedhore, që përbërja e parlamentit lokal ti përgjigjet strukturës nacionale. /presheva.com/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT