Serbët ia mësyjnë Kosovës për Vidovdan, policë gjithandej (FOTO)

Sot festohet festa religjioze ortodokse Vidovdani, ndërkaq për këtë festë Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet që të mos ketë incidente.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se për këtë festë kanë kërkuar leje 160 persona që do të vinë në mënyrë të organizuar në Kosovë.

“Janë rreth 160 persona që kanë marrë leje dhe u është aprovuar, prej shtetit fqinj, që do ta vizitojnë Republikën e Kosovës janë dy autobusë dhe tetë vetura. Nuk do të kemi bllokim të rrugëve komplet, me përjashtim në Graçanicë afër manastirit rruga mund të bllokohet në intervale të shkurta kohore për shkak të dyndjes së qytetarëve që shkojnë për ta festuar Vidovdanin”, tha Krasniqi.

Ai tha se në rast se do të bllokohet rruga qarkullimi i veturave do të bëhet në rrugë alternative.

“Kalimi i rrugës do të bëhet me devijime në rast se do të ketë bllokim të rrugëve, policia ka dal në atë pjesë që nga orët e mëngjesit. Procesi i festimit është duke u bërë që nga mëngjesi dhe në orët e pasdites pritet që edhe personat që kanë kërkuar leje të mbërrijnë në Kosovë”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT