Serbët e ndalojnë ministrin Hoti që të shkojë në Leposaviq

Ministri i Financave, Avdulla Hoti, së bashku me drejtorin e Doganave të Kosovës, Lulzim Rafunën, janë ndalur sot rrugës për në Leposaviq.
Këtë ndalesë e kanë shkaktuar serbët lokal të cilët e kishin bllokuar rrugën,njofton Klan Kosova.

Kjo bllokadë që është në vendin e ngjarjes ka ardhur pasi serbët këtë bllokadë e kanë bërë në shenjë proteste, por nuk dihen saktë arsyet e saj.

Sipas disa dëshmitarëve të rastit thuhet se protesta është bërë për shkakun se serbët janë të pakënaqur me pagat që shteti serb nuk i ka kryer ndaj tyre.

Ministri Hoti së bashku me drejtorin e Doganave, momentalisht gjenden në Mitrovicën e Jugut.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT