Serbët e Kosovës: Hiqni vizat edhe nga pasaportat tona

Organizata joqeveritare lokale “Aktiv” nga veriu i Kosovës i ka ftuar përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës që të ngrisin çështjen e futjes së liberalizimit të vizave për pasaportat e lëshuara nga Republika e Serbisë për qytetarët e saj në Kosovë.

Kjo kërkesë erdhi në prag të vizitës së sotme në Prishtinë të përfaqësues së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini, vizitë kjo e cila po bëhet me rastin e rekomandimit të heqjes së vizave për kosovarët nga ana e Komisionit Evropian, transmeton Klan Kosova.

Bëhët fjalë për pasaportat  të cilat që nga vitit 2009 lëshohen nga ” Autoritetit Koordinues për Kosovë dhe Metohi”.

“Serbët e Kosovës përballen me pengesa të shumta administrative në ushtrimin e të drejtës së tyre për dokumente identifikimi. Prandaj përjashtimi i pasaportave serbe nga liberalizimi i regjimit të vizave mund të çojë në një situatë ku serbët e Kosovës janë grupi i vetëm në Ballkanit Perëndimor me kërkesat strikte për viza. Një skenar i tillë me siguri do të thotë qëndrim diskriminues ndaj serbëve të Kosovës “, thonë në këtë organizatë, raportojnë mediat serbe.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT