Sensor me prekje në çdo pjesë të iPhone-ve të rinj

Dhe me përditësimin iOS 10.2, do të ngarkohet ikona të reja shprehëse të emocioneve. TechSot.al u zbulon kureshtarëve të teknologjisë së fundit, detaje nga model i të ardhmes i iPhone, që kompania e Kupertinos, do të bëjë duke radikalizuar “fytyrën” e aparatit inteligjent.

Nga të dhënat mendohet se sensorët touch së shpejti do të jenë në cdo pjesë të iPhone, përfshirë edhe ndarjet anësore, të telefonit, apo pjesën ku ngrihet volumi, dhe nga pas. telefoni do të ketë sensorë që mund tëkryejnë thirrje telefonike, apo të marrin në cdo pjesë të aparatit, një ide e përdorur pjesërisht edhe nga samsung për versionin Galaxy S7.
Ndërkohë TechSot shkruan se ka mbërritur përditësimi i dytë i madh i sistemit operatib të iPhone e iPad, që është iOS 10.2, që mes risive ka ikona të reja shprehëse emocionesh.

Njëkohësisht kompania Apple ka bërë të disponueshëm sistemin e axhornuar të Apple Watch dhe Apple TV. Risi të tjera të disponueshme raporton TechSot.alkanë të bëjnë me lajmet më të fundit, fotot dhe aplikacione ekstra të ekosistemit Apple.