Senegal, minarja me kambanë dhe orë tërheq vëmendjen e vizitorëve

Në qytetin ishullor Saint Louis të Senegalit, i njohur si Venecia e Afrikës, gjenden një numër i madh i veprave që datojnë që nga periudhat koloniale.

Xhamia e madhe në Saint Louis mbart akoma shenjat koloniale franceze me kambanën dhe orën në minare.

Xhamia e madhe, e cila ndodhet në mesin e veprave antike e ndërtuar në ishull buzë lumit Senegal, kambana dhe ora  në minaret e saj tërheqin vëmendjen si veprat e vetme në arkitekturën e xhamisë, shkruan agjencia e lajmeve AA.

Xhamia, e cila është vendosur në listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 2000, mban cilësinë si xhamia e vetme në botë e cila ka kambanë dhe orë në minaren e saj.

Kjo situatë theksohet se është shkaktuar për arsyen se francezët të cilët pushtuan rajonin nuk kanë lejuar ndërtimin e xhamive. Kolonitë franceze, mbi kërkesën intensive të popullatës lokale kanë lejuar ndërtimin e xhamisë me kusht që thirrja për namaz të bëhet me anë të këmbanës dhe jashtë qytetit. Duke zbatuar kushtet në fjalë në vitin 1838 nisi ndërtimi i xhamisë e cila përfundoi në vitin 1847.

Në lidhje me ndërtimin e xhamisë së madhe në Saint Louis parqiten pretendime të ndryshme.

Imami 84 vjeçar, Serigne Amadou Dieng, mbron idenë se këmbana nuk bie për të njoftuar faljen por për të përcaktuar orën. Dieng shprehet më tej se “Për faljen, muezinët thërritnin ezanin. Faktikisht në periudhën koloniale ishte e ndaluar zhurma mes orës 12-14 por përsëri thirrja për faljen bëhej nga muaezini”.

Ndërsa sipas një pretendimi tjetër mësohet se klerikët fetarë pasi ndërtimi i xhamisë u bë një problem kërkuan që për këtë të vendoste lideri i bashkësisë Tixhani, El Hajd Omar Foutiyou Tall i cili pasi e dërgoi komunitetin në veri të ishullit duke treguar drejtimin e Qabesë valëviti në ajër bastonin e tij, ku dhe gjatë kësaj komuniteti dëgjoi zërat e kambanave që binin në drejtim të Qabesë.

Xhamia e Madhe, e cila ende debatohet në lidhje me ndërtimin e saj, tërheq vëmendjen e vizitorëve me arkitekturën e saj të veçantë.

Nga ana tjetër, francezët të cilët pushtuan Senegalin që nga periudha që ata e përdorën Saint Louis’in si kryeqytet më 1659 shumë vepra të periudhës koloniale përdoren akoma.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT