Senatori amerikan: Asociacioni i Komunave Serbe është recetë për katastrofë

Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan, Bob Mendez, ka marrë pjesë në një organizim të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kanë folur edhe për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, çështjen e Asociacionit dhe ideve që kanë qarkulluar për shkëmbim territoresh dhe ndryshim të kufijve.

Mendez ka kritikuar administratën Trump për presion vetëm ndaj Kosovës dhe thotë se ka qenë gabim diskutimi për shkëmbim territoresh.
“Administrata e Trump fatkeqësisht bëri të gjithë presionin drejt Kosovës dhe aspak ndaj Serbisë dhe Beogradit. Dhe kjo krijoi pasoja në fund të ditës. Unë gjithashtu s’besoj që shkëmbimi i territoreve do të duhej të ishte një prej gjërave që duhej diskutuar”, ka thënë Mendez, raporton Express.

Në fund Mendez ka thënë se kundërshton edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas politikanit amerikan, Asociacioni është një “recetë për katastrofë” /GazetaExpress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT