Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka shpjeguar pse ai dhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi, ndërruan vendet e tyre në të dyja mbledhjet e Qeverisë.

Ky ndërrim i karrigeve u vërejt dhe u bë lajm në medie.

Kështu e komenton Selmanaj këtë ndërrim të karrigeve në kabinetin qeveritar.

“Nuk e shoh si lajm nuk ndodhi asgjë fillimisht u ulë zonja zëvendëskryeministre aty dhe më tepër ishte çështje respekti reciprok. Për shkak të çështjeve praktike funksionale ndërruam vendet”, thotë Selmanaj në T7.

“Ndodhi më shumë për shkaqe kurtuazie”, shpjegon ai.  /Insajderi.org