Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së rrezikon të dështojë për shkak të paqartësive në ligj dhe qasjes joadekuate të mënyrës së verifikimit nga ana e atyre që kanë pasur për obligim ta bëjnë një gjë të tillë.
Selimi për ‘Epokën e re’ ka thënë se ky proces ka përfunduar keq, prandaj edhe po ndodh mos publikimi i të gjitha listave të zonave operative. Sipas tij, me anë të këtij procesi të verifikimit ka njerëz që e kanë marrë statusin e veteranit, por që nuk e meritojnë, dhe ka të atillë që e meritojnë, por nuk e kanë marrë. Ai tha se Ligji për veteranët e UÇK-së duhet të amandamentohet urgjentisht.
- Advertisement -