Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin DPT te Fidani të T7, ka thënë se presidenti Thaçi ka pohuar se Selimi do të jetë dëshmitar i Gjykatës Speciale.

“Ka qenë Presidenti Thaci që është kujdesur në vazhdimsi duke ka thënë se unë do të jem dëshmitar në Gjykatën Speciale”, është shprehur Selimi.

Selimi ka thënë se më parë ka qenë dëshmitar i gjyqeve ndërkombëtare.

“Unë kam qenë dëshmitar edhe në raste tjera në gjyqe ndërkombëtare, në rastin e Limajt dhe Haradinajt”, ka thënë Selimi.

“Por, duket se Thaçit nuk i ka konvenuar dhe as nuk i konvenon tani qëndrimi im parimor në mbrojtjen e vlerave të UÇK’së”, tha Selimi në T7.

Tutje, Selimi u shpreh i bindur se prapa kësaj qëndron presidenti Thaci.

“Prapa kësaj dezinformate, ku unë përshkruhem si dëshmitar i Gjykatës Speciale, qëndron Presidenti Thaçi”, ka thënë Selimi për presidentin Thaçi.

Madje Selimi e quajti lojtar të nivele të ulëta.

“Ky është lojtar i niveleve të ulëta, i niveleve të ndyta. Për fat të keq është në krye të vendit”, ka thënë Selimi.

Në fund Selimi e quajti presidentin fatkeqsia e Kosovës.

“Nuk është i rrezikshëm për individët, por edhe për vendin në krye të të cilit është. Ky njeri është fatkeqësia e Kosovës”, përfundoi Selimi.