Sekuestrohen në Shqipëri depozita e prona milionëshe të Fazlliqit

Një shifër prej 5 miliard lekësh e depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, 67 mijë metra katror që ndodhet në fshatin Rinia në Durrës dhe disa pasuri të tjera që janë në emër të biznesmenin serbo-boshnjak, Damir Fazlliq, janë sekuestruar tre ditë më parë me një vendim përmbarimor.

Njeriu me shumë afrimitet me ish-kryeministrin Sali Berisha, sipas Shqiptarja.com, kreun aktual të PD Lulzim Basha dhe kreun e PR Fatmir Mediun, rezulton debitor i një kredie të marrë në “Union Bank” me vlerën 3.3 milionë euro.

Si pasojë e mospagimit të kësaj kredie në 13 mars gjykata e Tiranës ka vendosur nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të pasurive që ishin në emër të Damir Fazlliq dhe dy kompanive të tij, qipriotes “Alpha” Sh.p.k dhe “Crawn Acquisitions”.

Vendimi për sekuestrimin e pasurisë së mësipërme është marrë në 28 prill 2015 nga përmbaruesi Edvin Malotaj që vepron në kompaninë “Strati Baliff Service”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT