Sejdiu: Takimi me Trepçën i vështirë dhe i rëndësishëm

Trajneri i KF Ferronikelit, Gani Sejdiu, vlerëson se takimi me KF Trepçën do të jetë i vështirë por edhe shumë i rëndësishëm për klubin e Ferronikelit.
Ky prononcim i trajnerit Sejdiu u bë publik përmes zyrës për shtyp të KF Ferronikeli, ku theksoj se “do të jetë një ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme. Me fitore eventuale mundemi shumë lehte ta përfundojmë fazën e dytë në vendin e parë, që është edhe synimi ynë.
Ne jemi përgatitur në çdo aspekt maksimalisht, dhe pres nga ekipi që të reflektojë disiplinë taktike dhe cilësi, dhe ta përfundojmë në mënyrën më të mirë këtë takim”.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT