Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu ka folur për media pas fitores së madhe kundër Llapit.

Ai ka thënë se fitorja erdhi pas një ndryshimi taktik që ka bërë për dallim nga ndeshja me Ballkanin, transmeton Indeksonline.

“Është një fitore e cila ka vlerë shumë të madhe, pasi Trepça’89 e Flamurtari kanë marrë pikë dhe për ne ishte ndeshje decizive. Janë tri pikë në një moment shumë të mirë të cilat na ngrisin motivin. Ne bëmë një ndryshim taktik nga ndeshja me Ballkanin dhe kjo mendoj se edhe na solli fitoren” është deklaruar Sejdiu.