Sejdiu beson në fitore, i frikësohet Maliqit!

 

Mbrojtësi i KF Drenicës, Qendrim Sejdiu, beson se skuadra e tij do të korrë fitore ndaj Ferronikelit në derbin e kësaj jave në Raifeisen Superligën e Kosovës në futboll.
“Unë gjithmon luaj për fitore dhe në këtë duel ndaj liderit presim vetëm fitore dhe asgjë tjetër. Lojtari kryesor i tyre është Behar Maliqi dhe nëse atë e bllokojmë ne do të dalim fitues”, ka thënë  Sejdiu për DrenicaPress.
Për ish-futbollistin e Prishtinës kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për skuadren e tij, pasi fitorja do ta ngrit në gjashtë vendet e para të tabelës.
“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe fitorja do të na e dhuroj pozitën e gjashtë në renditjen tabelare”, ka thënë Sejdiu./DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT