Kryetari i degës së PDK’së në Drenas, Sejdi Hoxha, ka vizituar shoqatën e Handikosit dega në Drenasit, trasnmeton DrenicaPress

Hoxha i shoqëruar nga rinia Demokratike e degës së PDK’së kanë shpërndar dhurata simbolike për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Këta fëmijë do të kenë trajtim të barabartë me të gjithë fëmijët e tjerë, PDK ka prioritet krijimin e kushteve sa më të mira për të gjitha kategoritë e personave me nevoja të veçanta.
Falënderoj Drejtorin e qendrës z.Bexhet Binaku dhe stafin e kësaj qendre për punën dhe kujdesin e tyre për të gjithë fëmijët”, shkruan deputeti Hoxha. /DrenicaPress/