Seancë e rrezikshme

Partnerët e koalicionit kanë vendosur dje që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës të mbahet të hënën e ardhshme, pavarësisht kërcënimeve të partive opozitare se nuk do ta lejojnë zhvillimin e saj.

Madje opozitarët nuk janë zmbrapsur as nga gjuajta e gazit lotsjellës as në seancën e radhës, pavarësisht se për veprime të tilla tashmë ndodhet në paraburgim shefja e deputetëve të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi dhe njëkohësisht është lëshuar fletarresti edhe për tre deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”: Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

Në anën tjetër, kryeparlamentari Kadri Veseli, të hënën u ka bërë thirrje partive opozitare që të mos e bllokojnë Kuvendin, madje duke thënë se me veprime të tilla po e dëmtojnë vetveten.

“Ftoj të gjithë deputetët e opozitës që temat t’i trajtojmë bashkërisht në Kuvend dhe të mos i cenojnë kolegët e tyre deputetë të Kuvendit të Kosovës, për arsye se me veprimet e tilla ata po e dëmtojnë vetveten. Nuk kanë nevojë të përdorin gazin lotsjellës. Le ta lënë këtë aktrim, ngase e kanë tepruar”, ka thënë Veseli, duke shtuar se për të hënën nga Kuvendi “nuk ka ndonjë skenar provokativ”. /zeri/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT