Seanca historike për MSA-në dhe duhani në ambiente e Kuvendit (foto)

Ndonëse nuk kishte gaz lotsjellës në seancën e sotme ku u ratifikua MSA-ja, tymi në Kuvendin e Kosovës nuk mungoi.

Dy dyert e bufesë që qesin jashtë kësaj pjese të Kuvendit të Kosovës, gjatë seancës së sotme janë mbyllur nga sigurimi.

Kjo i ka “detyruar” deputetë e ministra, të cilët janë mërzitur nga seanca historike që të thyejnë ligjin. Një fotografi të cilën e ka siguruar Koha.net tregon se deputetët e LDK-së, Muhamet Mustafa e Bardhyl Meta kanë pirë duhan në ambient të mbyllur. I ka shikuar nga afër deputeti tjetër, Sadri Ferati.

Cigare janë parë të kenë pirë edhe deputetë të tjerë të pozitës, por nuk e kanë lënë keq as disa deputetë të opozitës. Kësaj valle i janë bashkuar edhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT