Së shpejti, telefon me bateri 10000 mAh  

Njëra nga sfidat me të cilat po përballen kompani të ndryshme teknologjike dhe në të cilën po bëjnë konkurrencë është që produkte te tyre të kanë  bateri që zgjatë më shumë orë punë.

Ndonëse deri më tani janë prezantuar modele të telefonave të mençur si dhe të tabletave me bateri të mira, mirëpo produkti që po planifikon të sjellë kompania kineze Oukitel pritet të bëj bujë të madhe.  Kjo kompani po palinifikon që të sjellë telefonin Ouktitel K10000.

Disa nga karakteristikat e këtij modeli janë bërë publike. Ekrani 5.5 inç me rezolucion HD (720×1280 pikselë), procesori MediaTek MT6735 SoC me katër bërthama, së bashku me 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme dhe lidhjen LTE. Kamera e pasme e tij do të jetë 13 megapikselë, ndërsa kamera ballore do të jetë 5 megapikselë.

Ajo që e dallon këtë Ouktitel K10000 është se ky model vjen me një super bateri. Bateria e tij planifikohet të jetë 10000mAh.

Çmimi si dhe kohën se kur do të prezantohet, ende nuk është bërë publike

- Advertisement -

MË TË FUNDIT