Së shpejti mund të përdorni emoji në passcode

Kafe, sanduiçe, fytyra të qeshura. Ky mund të jetë e passcode-i juaj i ardhshëm falë një firme britanike që sapo ka zbuluar një sistem të ri të sigurisë që zëvendëson numrin tradicional katër-shifror të identifikimit personal (PIN) me një sekuencë simbolesh.

Intelligent Environments pretendon se “teknologjia e sigurisë së emojit” është më e lehtë për t’u kujtuar, ofron siguri më të madhe dhe, ç’është më e rëndësishmja, është shumë më tepër e lezetshme se numrat.

Sipas asaj qe na sjell techsot, hulumtimi i kompanisë zbuloi se një e treta e 1,300 njerëzve të anketuar kanë harruar PIN-et e tyre para, dhe “64% e tyre rregullisht komunikojnë vetëm duke përdorur emoji.” Kombinimi i të dy mënyrave së bashku dukej përfundimi logjik.

Ofrimi i 44 emoji për të zgjedhur ,gjeneron 3.498.308 kombinime, në krahasim me 7290 kombinime prej shifrave, duke e bërë emoji passcodes 480 herë më të sigurtë.

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT