Së shpejti edhe Xiaomi Pay

Apple qëlloi plumbin e parë, më pas shumë të tjerë filluan t’a ndiqnin. Pas prezantimit të Apple Pay në vitin 2014 dhe deri më tani, shumë prodhues, si Samsung me Samsung Pay, kanë prezantuar sistemin e tyre të transaksioneve duke përdorur pajisjet e tyre.

Sot ishte radha e Xiaomi-t për të prezantuar zgjidhjen e tyre, Xiaomi Pay. Në bashkëpunim me China UnionPay, rrjeti i tretë më i madh i pagesave pas Visa dhe Mastercard, Xiaomi do të sjellë pagesat mobile duke përdorur NFC tek pajisjet e tij, gjë që na çon të besojmë se pajisja e ardhshme Xiaomi Max do të vijë me NFC dhe sensor gjurmësh gishtash.

Bashkëpunimi midis dy kompanive nuk është diçka e re. Që nga dhjetori 2015, China UnionPay ka lançuar shërbimin Cloud Flash Pay, që i mundëson një përdoruesi smartfoni të paguaj duke përdorur NFC dhe aplikacionin e bankës së tij, thjeshtë duke e afruar atë pranë një sistemi i cili pranon para.

Lei Jun, kryetari i Xiaomi tha në Weibo se përvoja e Xiaomi Pay është shumë e qetë dhe se kompania është duke punuar me bankat për të implementuar China UnionPay tek MIUI.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT