Së paku 50 të vdekur nga shpërthimi në Bejrut, më shumë se 2700 të lënduar

Shpërthimi në Bejrut ka lënë të vdekur së paku 50 persona, teksa janë lënduar më shumë se 2700 të tjerë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Liban.

Shpërthimi i madh i së martës ka shkaktuar lëndime te qindra persona në Bejrut, ka bërë të ditur Kryqi i Kuq në Liban.

Ende nuk dihen shkaqet që quan në eksplodimin në portin e qytetit. Videot e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar shkatërrimin e shumë objekteve.

Tash raportohet se spitalet janë stërmbushur me të lënduar.

Shefi i sigurisë kombëtare në Liban ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në një hapësirë ku kishte shumë materiale shpërthyese.

Shpërthimi shkatërrues vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin, në krizë ekonomike e në tensione të ngritura para verdiktit gjyqësor për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri më 2005. /koha

- Advertisement -

MË TË FUNDIT