Schweinsteiger feston me tre gishta, serbët i thonë bravo

Mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger, ka shënuar golin e dytë dhe të fitores për Gjermaninë kundër Ukrainës.

Por mënyra se si ka festuar golin i ka ngazëllyer shumë serbët.

Schweinsteiger ka festuar duke ngritur tre gishta, një përshëndetje serbe që tregon për përkatësinë e tyre fetare e kombëtare.

Lojtari gjerman ka festuar në këtë mënyrë për ta përshëndetur të dashurën e tij, Ana Ivanoviq, tenisten serbe me famë botërore, njofton Klan Kosova.

Golin e parë për pancerët e shënoi Shkodran Mustafi, shqiptari nga Gostivari, i cili shpesh, por jo edhe mbrëmë, golat i feston duke bërë shqiponjën me duar.

shjpa she

- Advertisement -

MË TË FUNDIT