SBASHK-u nesër në grevë, “Qeveria po na mashtron”

Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk e ka ndërmend që të heq dorë. Kjo e fundit po ndihet e mashtruar nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit sa i përket përmbushjes së 0.5%-shit. Sipas Rrahman Jasharajt 0.5%-shi i premtuar nga Qeveria e Kosovës për SBASHK-un nuk është duke u implementuar plotësisht dhe kjo ka bërë që SBASHK-u gjatë pasdites së sotme të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme dhe gjatë ditës së nesërme ka bërë që këta të fundit të kërcënojnë sërish me grevë.

“As 0.2 % nuk ka filluar të zbatohet marrëveshja. Ajo është duke u bërë shkel e shko. Nuk jemi marrë vesh kështu as me Ministrinë e as me Qeverinë”, ka thënë Rrahman Jasharaj për Indeksonline.

Ai beson që SBASHK do të reagojë kundrejt heshtjes së Qeverisë e cila sipas marrëveshjes me SBASHK në muajin mars do të duhej të fillonte me dhënien e 0.5 % për çdo vit të shërbimit të mësimdhënësve, gjë që nuk ndodhi.

“Kanë lëshuar listën e pagave, e kanë lëshuar të imagjinuar, dis mësimdhënës janë paguar e disa të tjerë jo”, ka thënë më tej Jasharaj.

Ata kanë paralajmëruar se do t’i përgjigjen këtij provokimi të Qeverisë, duke vazhduar me veprimet e lejuara sindikale për mbrojtjen e kërkesave të tyre

Drejtues të SBASHK-ut besojnë se Qeveria do që sindikalistët të jenë të përçarë dhe pa forcën e unitetit, gjë e cila sipas SBASHK do ti ndalte zhurmat dhe kërkesat për mbrojtje të së drejtave të mësimdhënësve./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT