Sarme me lakër të ëmbël

    Nje specialitet te cilin e bejme zakonisht diteve te ftohta dimri,ku edhe na lejon posedimi i lakrave turshi,por edhe kur nuk i kemi ato ne do tu japim nje opsion ta bejne te mundur ate e sidomos edhe per bashkeatdhetaret qe jetojne ne diaspore te cilet rralle kush se i bene edhe lakrat turshi.

    Pra ja nje specialetet i mundshem per te gjithe e me shije te njejte.

    Perberesit:

    1 laker e fresket e madhesise mesatare
    1 luge krip
    50 ml uthull molle
    3 qepe
    1 kg mish i bluar
    200 gr oriz
    Krip,piperi zi,vegete
    Spec i kuq i bluar,gjethe dafine
    200 ml leng domatesh
    Mish i thate lloje sipas deshires(me i preferuar eshte mishi i terur ne shtepi,por edhe i blere ne market nuk prish pune)
    Udhezimet:

    Se pari pastrojme lakren nga gjethet e jashtme.
    Ne nje ene qesim uje,krip dhe uthull dhe e leme te vloje.
    Lakren vazhdojme ta qerojme duke ia larguar fletet nje nga nje derisa eshte e mundur.
    Fletet e lakres i qesim ne ujin qe vlon dhe i leme per 2-3 minuta.
    Fletet e lakres i largojme nga ene ku vlojne dhe i leme te kullojne mire
    (Nese kete ushqim e mendoni ta beni do te ishte mire qe me heret te pergaditen fletet e lakres ku pas vlimit do te ishte mire ti futni ne ngrirje te thelle per disa ore e pastaj ti nxirrni ato dhe ti shkrini,keshtu shume me lehte do te mund ta mbeshtillni sarmen).
    Vazhdojme punen me qepet e grira .
    Qesim qepet ne tigan te thelle me vajin dhe pak uje.
    Presim derisa uji te shterroj dhe ne te shtohet mishi,orizi ,melmesat si kripa,piperi i zi,piperi i kuq,vegeta .
    Kur keto i perziejme mire e largojme ene nga zjarri.
    Ne nje tabaka te rrafshet qesim nje flete laker.
    Marim me luge nga masa me mishin dhe orizin dhe e qesim ne skaje te gjethes dhe fillojme ta mbeshtjellim ne forme roleje duke i kthyer pjesen fillimit te gjethes dhe dy skajet anesore per nga mbrenda dhe pastaj vazhdojme mbeshjelljen derisa te perfundoj fleta e lakres.
    Nese do ti ziejme ne ene te thelle-tengjere atehere ne fund te enes qesim nje flete lakre te shtrire dhe mbi te rendisim sarmet e tjera te gjitha me radhe.
    Ne mes tyre mund te qesim salice te tymosura ose mish te tymosur nese kemi por mundet edhe pa te.
    E nese vendosim qe sarmet ti bejme ne tave ne furre,gjithashtu shtrojme ne fund te taves dy fleta lakre te shtrira dhe i rendisim sarmet e tjera derisa te hargjohen mishi dhe fletat e lakres vetemse duhet lene dy-tri cope flete per ti mbuluar ato.
    Kur krejt kjo te jete pergaditur ne ene shtojme lengun e domates dhe pak uje si dhe gjethet e dafines persiper sarmeve e pastaj fletat me te cilat do ti mbulojme.
    Taven e fusim ne furre te nxehte180grade dhe i leme per 90 minuta te ziejne sarmet.
    Sipas deshires mund te shtojme mejamen prej nje luge miell,nje luge piper te kuq dhe pak vaj dhe pasi te nxehet vaji shtojme miellin dhe piperin e kuq dhe ashtu te nxehte ia qesim sarmeve persiper pasi te kete perfunduar procesi i zierjes dhe i kthejme ne furre edhe per 10 minuta qe te behen me kercellitese.
    Nese behen sarmet ne tengjere mundet ne nderkeohe te shtojme nga nje sasi te vogel uji duke e kontrolluar,e nese behen ne furre vetem i zieni te mbuluara me po kete permbajtje te cekur dhe ne fund ia largoni kapakun e taves qe keni mbuluar dhe lereni edhe per pak dhe sarmet do te jene shume te shijshme.