Sapo hynë në Kosovë: Mërgimtari bënë drift me BMW’në e tij

Muaji korrik dhe gusht janë dy muajt kur mërgimtarët vijnë për pushime verore në Kosovë. Disa vijnë me vetura, disa me aeroplan e disa i hipin edhe autobusit pasi që është më i lirë si transport, transmeton Gazeta Metro.

Shumica e mërgimtarëve sjellin në Kosovë super vetura të cilat përveç që janë të shpejta, janë edhe tejet luksoze.

Vetëm këtë vikend kanë hyrë në Kosovë disa dhjetëra vetura luksoze si: Ferrari, Lamborghini, Porsche, Audi dhe BMW.

E një mërgimtar ka treguar fuqinë e BMW’së së tij diku në Kosovë.

Nga pamjet që ka siguruar Metro shihet se si mërgimtari bën ‘drift’ me veturën e tij. Tabelat janë të Zvicrës dhe duket se mërgimtari jeton në St. Gallen.

Sipas Ligjit Nr. 05/L-088 ; Neni 54, pika 1.3. shoferi i cili vozit në mënyrë të vrullshme në vend dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro dhe shoferit i shqiptohet një pikë negative.

Më poshtë mund t’i shihni këto pamje./gazetametro.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT