Sankoc, punëtori has në predhë të murtajës

Në territorin e Drenasit po hasen pothaujse cdo javë mjete të ndryshme shpërthyese nga lufta e fundit.

Ditë më parë, njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë largimin e mjeteve të ndryshme shpërthyese në fshatin Polluzhë dhe në fshatin Tërdec. Ndërsa ditën e djeshme ky njësit ka bërë largimin e një predhe të murtajës së fshatin Sankoc.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në punishte, derisa ishte duke kryer disa punime me ekskavator ka hasur ne një mjet shpërthyes predhë e murtajës. Njësiti për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT