Samsung vjen me ekran të tejdukshëm

Samsung do të nisë prodhimin në masë të ekraneve transparente OLED për serinë e saj Galaxy A2. Ky lajm është bërë i ditur nga uebsajti korean Digital Times, raporton krokodili.al, ku thuhet se kompania do të nisë me prodhimin e këtyre ekraneve nga fundi i vitit 2015. Ekranet do të përdoren fillimisht nga grupi “Chow Sang Sang”, i cili ka gati 200 dyqane bizhuterish në Hong Kong dhe Macau.

Ekranet Samsung OLED do të jenë 75% reflektuese, ngjashëm me pasqyrat, dhe do të sigurojnë një platformë digjitale të pamjes, për të ndihmuar përdoruesit të shohin veten e tyre. Ndërkohë, gazeta Business Korea  raporton se ky program i realitetit virtual do të krijohet kur veçoria “Media Player” e Samsung-ut të integrohet me teknologjinë “Real Sense Solution” të Intel-it.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT