Samsung tërheq Note 7 nga tregu [FOTO]

Samsung ka tërhequr nga tregu modelin Galaxy Note 7 për shkak të shpërthimit të baterive.

Ky vendim pason raportimet për shpërthime të telefonave gjatë mbushjes dhe pas mbushjes së tyre, transmeton Express. Këto raportime kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korea e Jugut.

Sipas kompanisë Koreano Jugore klientët të cilët kanë blerë këtë telefon do të kenë mundësi ta ndërrojnë atë me një telefon të ri jo-defektoz.

Presidenti i Samsung mobile Business, Koh Dong-jin u tha reporterëve se “Kemi pranuar shumë raportime në lidhje me bateritë që po shpërthejnë dhe është konfirmuar se është një defekt me bateritë”.

Kompania njoftoi se do të duhen rreth dy javë që të përgatiten pajisjet zëvendësuese.

Sipas tyre kjo pajisje shitet në 10 shtete por që ka furnizues të ndryshëm baterish.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT