Samsung prezanton tabletin më të ri

    Kompania e njohur Samsung ka bërë prezantimin e tabletit më të ri, Galaxy Tab S2.

    Ky model nga Samsung vjen në dy variante: me ekran 9.7 inç dhe 8 inç,si dhe është tablet më i hollë dhe më i lehtë i prodhuar deri më tani nga Samsung.

    Galaxy Tab S2 8.0 fuqizohet nga një procesor me tetë bërthama (katër me shpejtësi 1.9GHz + katër me shpejtësi 1.3GHz). Ai ka ekran 8 inç Super AMOLED me rezolucion 1536 x 2048 pikselë. Tableti vjen me 3GB RAM dhe 32GB/64GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, dhe bateri me kapacitet 4000mAh.

    Sa i përket kamerës, Tab S2 8.0 përmban kamerë të pasme 8 megapikselë dhe kamerë ballore 2.1 megapikselë. Ai është vetëm 5.6 mm i hollë dhe peshon 265 gramë. Tableti operon me sistemin Android 5.0 Lollipop.

    Ndërsa tableti Galaxy Tab S2 9.7 përmban ekran 9.7 inç Super AMOLED, bateri me kapacitet 5870mAh dhe peshon 389 gramë. Veçoritë e tjera janë të njëjta me ato të Galaxy Tab S2 8.0. Të dyja variantet ofrojnë lidhjet Wi-Fi dhe LTE, dhe skanerin e gjurmëve të gishtave.