Samsung prezanton “Pasqyra Inteligjente” (FOTO)

Përdorues të Samsung-ut, apo edhe ju që së shpejti do të bëheni pjesë e saj, shumë shpejt do të keni mundësi të shihni lajmet më të fundit në “Facebook” ose “Twitter”, ndërkohë që po visheni, falë teknologjisë më të fundit të ekranit të Samsung-ut

Kompania koreane ka prezantuar dje “pasqyrën inteligjente”, e cila mund të përdoret për të shfaqur motin, njoftime të ndryshme apo t’ju këshillojë për veshjen.26

Teknologjia konsiston në një pasqyrë 55 inç bashkuar me një ekran OLED transparent në pjesën ballore. Pajisja përfshin teknologjinë Real Sense të Intel-it, e cila përdor kamerat 3D për të provuar veshjet në mënyrë virtuale. Kjo mund të konsiderohet si një “dhomë prove virtuale”, që do të ndihmojë përdoruesit të shikojnë veten duke veshur rroba, këpucë apo bizhuteri. Samsung shpreson që kjo teknologji të përhapet shumë shpejt nëpër dyqane në të gjithë botën.

Në të ardhmen, ekrani pasqyrë i Samsung-ut mund të zëvendësojë gjithashtu pasqyrat në shtëpi, për të shfaqur informacione të ndryshme për shtëpiaket. Këto ekrane mund të përdoren për të parë reklama, informacione publike dhe transporti, ose mund të përdoren në hotele apo dyqane.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT