Samsung prezantoi dy tabletë të rinj të serisë Galaxy Tab A. Tabletat vijnë me ekran të madhësive të ndryshme, njëri është 8 inç, tjetri 9.7 inç, ndërsa për specifika të tjera pothuajse janë identike.
Të dy tabletat kanë procesor Snapdragon 410 me katër bërthama me shpejtësi 1.2 GHz, së bashku me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB falë kartës microSD, kamerën e pasme 5 megapikselë dhe kamerë ballore 2 megapikselë.
Derisa as modeli 8 inç ka bateri 4,200 mAh dhe një vetëm një altoparlant, modeli 9.7 inç ka bateri me kapacitet 6,000 mAh dhe ka dy altoparlant. Dy modelet janë të hollë vetëm 7.5 mm.
Çmimi për modelin 8 inç sillet nga 275 deri 307 dollarë për versionin me Wi-Fi, dhe 340 dollarë deri në 372 dollarë për versionin me lidhjen LTE. Tableti me ekran 9.7 kushton 65 dollarë më shumë se versioni tjetër.
- Advertisement -