Samsung me butona të padukshëm tek pajisjet e ardhshme

    Kur bëhet fjalë për patentat, kompanitë duan të kenë sa më shumë të jetë e mundur. Samsung ka siguruar së fundmi një patentë për përdorimin e butonave të padukshme tek pajisjet e saj, sic raporton krokodili.al.

    Kjo patentë është aprovuar së fundmi nga USPTO, ku butonat virtualë të padukshëm do të vendosen tek anësoret e ekranit me prekje. Ata mund të përdoren, për shembull, për të hapur aplikacionin e kamerës. Mbetet për t’u parë se si do të përfshihen këto butona tek pajisjet e ardhshme, vetëm shpresojmë që të mos jetë shumë larg.