Samsung Galaxy S6 deri tani 20 milion porosi

Modeli më i ti nga Samsung duket se do të sjell të ardhura të majme për kompaninë Samsung pas humbjeve të fundit që pësoj në treg.
Sipas disa burimeve që po qarkullojnë në, deri më tani në komaninë Samsung ka pas një porosi prej 20 milion njësive për modelet e reja të telefonave të mençur Samsung.
Sipas një burimi të Korea Time dhe që e raporton Pcworld Albanian, ky është një rekord i pashoq arritur nga një kompani smartfonësh përpara nxjerrjes në shitje të një produkti. Porositë llogaritet të jenë 15 milion Galaxy S6 dhe 5 milion S6 Edge. Këto porosi janë nga distributorët dhe operatorët e telekomunikacionit jo porositë nga konsumatorët.
Galaxy S6 fuqizohet nga një proçesor i vetë kompanisë Samsung, tetë bërthamëshi Exynous së bashku me 3GB RAM. Telefoni ka një ekran 5.1 inç Quad HD Super AMOLED, një kamër 16 Megapixel të pasme dhe bateri 2550 mAh.
Me këtë telefon, Samsung po përpiqet të ndryshojë fatin e kompanisë me modelet e shkuara ku u përball edhe me humbje të tregut. Samsung po bën hapa përpara drejt cilësisë së ndërtimit të telefonave të mençur  të saj, një rrugë që konkurrentët si HTC dhe LG kanë kohë që po e ndjekin.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT