Samsung Galaxy Note 5 do të lejojë shkrimin në PDF

Samsung do të prezantojë gjeneratën e re të phabletëve në muajin shtator të këtij viti. Që tani kanë filluar të zbulohen informacione mbi këtë pajisje. Së fundmi është zbuluar se pajisja e ardhshme e Samsung-ut do të ketë një veçori e quajtur “Write on PDF”, që ju lejon të shkruani në PDF, raporton krokodili.al. Për të shkruar në PDF do të përdoret stilolapsi digjital S Pen.

Samsung ka aplikuar për një patentë në lidhje me një veçori që lejon përdoruesit të redaktojnë dokumentet në PDF duke përdorur shkrimin me dorë. Kështu ata nuk do të kenë nevojë të instalojnë aplikacione të palëve të treta.

Seritë Note të Samsung-ut ofrojnë një veçori për shkrimin me dorë në ekran, por nuk mbështesin dokumentet në PDF. Samsung do ta prezantojë Galaxy Note 5 në panairin IFA 2015 në muajin shtator.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT